15 persona vriten në SHBA nga një sulm në universitet

Publikuar tek: bota, më 21:42 01-10-2015 15 persona vriten në SHBA nga një sulm në universitet

Të paktën 15 persona kanë mbetur vrarë pasi një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në “Community College” në Oregon të SHBA-së.

Zëdhënësi i policisë së Oregonit, Bill Fugate ka thënë për CNN se janë 15 të vrarë nga ky sulm i ndodhur brenda kampusit të universitetit.

Agresori është arrestuar nga policia pasi ka kryer tragjedinë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e çuan atë të kryente këtë veprim. Ngjarje të tilla nuk janë të rralla në SHBA dhe sa herë që ato përsëriten, nis debati për përdorimin e armëve të zjarrit në këtë vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011553049087524
array(1) { ["section"]=> string(59) "15-persona-vriten-ne-shba-nga-nje-sulm-ne-universitet-22129" }