15 të arrestuar në flagrancë me 5 AKUZA, policia e Tiranës jep informacion për protestuesit e “Astirit”

Publikuar tek: aktualitet, më 22:16 13-10-2019 15 të arrestuar në flagrancë me 5 AKUZA, policia e Tiranës jep informacion për protestuesit e “Astirit” Drejtoria e Policisë Tiranë

Janë 15 persona të arrestuar, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu, për protestën e organizuar sot te zona e “Unazës së Re” në Tiranë.

Policia e kryeqytetit ka dhënë informacion lidhur me ndalimin e 15 personave dhe procedimin në gjendje të lirë të 5 të tjerëve. Mbi ta rëndojnë 5 akuza, nga tubimi i paligjshëm deri te kundërshtimi i forcave të policisë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Tiranë - 15 të shoqëruar për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re, mbrëmjen e sotme, 10 të arrestuar në flagrancë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”,  “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", shtetasit:

- R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

- S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

- B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

- K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;

- B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

- A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

- A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;

- K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

- D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

- A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve  është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.

Bllokimi i rrugës nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës do përballen me drejtësinë.

Policia e Shtetit garanton banorët e Unazës së Re dhe cilindo që do të protestojë,  se është e gatshme dhe e angazhuar për të siguruar dhe garantuar çdo protestë të ligjshme që nuk bie ndesh në cēnimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029710054397583
array(1) { ["section"]=> string(107) "15-te-arrestuar-ne-flagrance-me-5-akuza-policia-e-tiranes-jep-informacion-per-protestuesit-e-astirit-181928" }