15 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur, rritet bilanci i tërmetit në Turqi: Ekspertët japin lajmin e rëndësishëm (E PLOTË)

Publikuar tek: bota, më 21:24 24-01-2020 15 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur, rritet bilanci i tërmetit në Turqi: Ekspertët japin lajmin e rëndësishëm (E PLOTË) Pamje nga pasojat e termetit ne Turqi

15 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur, ky është bilanci i deritanishëm i tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë, me epiqendër qytetin e Elazig dhe magnitudë 6.8 ballë i shkallës richter.

Presidenca turke ka reaguar menjëherë pas tërmetit duke theksuar se prioritet është siguria e qytetarëve turq. “Po ndjekim situatën nga afër. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet. Zoti qoftë me kombin tonë”, njoftoi zyra e Presidentit Erdogan.

Paraprakisht reagoi dhe ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu, i cili njoftoi për viktimat e para dhe të plagosurit, ndërsa ka thënë se dhe disa ndërtesa 4-5 katëshe janë shkatërruar plotësisht.

"Katër persona humbën jetën, 84 njerëz u plagosën. Ndërtesa 4 - 5-katëshe u shkatërruan në Elazig. Kishte njerëz që banonin në të”, ka njoftuar menjëherë pas tërmetit ministri Soylu. Ndërkohë, dhe ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ka thënë se tërmeti ka shkaktuar viktima, por ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi, u ka bërë thirrje banorëve që të mos futen në ndërtesat e dëmtuara, dhe të mos krijojnë panikk.

"Është e rëndësishme të mos futeni në ndërtesat të dëmtuara në zonën efatkeqësisë. Duhet të mbyllen valvulat me gaz natyror dhe ujë dhe çelsat elektrike. Rrugët duhet të lihen bosh për ndihmë emergjente. Foshnjat, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara që mund të kenë nevojë për ndihmë duhet të mbështeten”, thuhet në njoftimin e AFAD.

Përpos fatkeqësisë, profesori i njohur Şükrü Ersoy ka dhënë një lajm të rëndësishëm për banorët në zonat e prekura në Turqi. Profesor Ersoy është shprehur se lëkundjet e sotme mund të jenë të rëndësishme për ditët në vijim pasi mund të jetë çarë korja e tokës dhe të jetë çliruar energjia e akumuluar prej vitesh.

 “Ky tërmet është i rëndësishëm. Mund të ketë çarë koren e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është shteruar”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë u ka bërë thirrje banorëve të kenë kujdes nga temperaturat e ulta, nën -4 gradë celcius dhe nga ngricat që pritet të nisin në orët në vijim. Mijëra banorë kanë dalë jashtë banesave të tyre, disa si pasojë e shkatërrimit të tyre e të tjerë nga frika e paslëkundjeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042824029922485
array(1) { ["section"]=> string(123) "15-te-vdekur-dhe-mbi-300-te-plagosur-rritet-bilanci-i-termetit-ne-turqi-ekspertet-japin-lajmin-e-rendesishem-e-plote-193057" }