15 vjeçari shqiptar goditet nëntë herë me thikë, dyshime për lidhje me mafien

Publikuar tek: bota, më 21:09 24-10-2016 15 vjeçari shqiptar goditet nëntë herë me thikë, dyshime për lidhje me mafien

Të premten në mëngjes, për rreth gjashtë orë, Edon F. Ishte në sallën e operacionit në Wien-Liesing të Austrisë. Ai kishte nëntë plagë me thikë por sipas mjekëve ai do të arrijë të mbijetojë.

Policia aktualisht e ka përcaktuar ngjarjen si “tentativë për vrasje”. Megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë kush mund ta ketë bërë, por djaloshi ka të ngjarë që të ketë pasur kontakte me bandën kriminale, Goldberg.

Një përfaqësues i lartë i Goldberg ishte në listën e miqve të “Facebook”-ut të djaloshit 15-vjeçar. Gjithashtu një anëtar tjetër i këtij grupi, duket se ka pasur kontakt me viktimën.

Është e qartë se Edon F., ka rrënjë shqiptare dhe ka punuar si nxënës në një kompani të njohur të ndërtimit. Ai duke dalë nga shtëpia ishte goditur në mënyrë të papritur përpara vëllait të tij 10 vjeçar. Ai ishte ngjitur zvarrë deri në banesën e tij.

Babai i tij ka thënë se nuk mund të imagjinojë se djali i tij ka pasur ndonjë armik. Ai gjithashtu nuk e di motivin e kësaj ngjarje të rëndë.

Kjo ngjarje ende ka mbetur mister. Arma e vrasjes ende nuk është siguruar dhe nuk ka as dëshmitarë. Edhe vëllai i tij i vogël ka thënë se nuk kanë pasur armiq. (Albinfo)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim i fuqishëm në Kinë, 7 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
Avioni i rrëzuar po kryente misione gjurmimi në Mesdhe »
Article Logic
Execution time: 0.010647058486938
array(1) { ["section"]=> string(82) "15-vjecari-shqiptar-goditet-nente-here-me-thike-dyshime-per-lidhje-me-mafien-57274" }