15-vjeçari vdes në mënyrë tragjike gjatë tentativës për të kaluar nga Franca në Angli

Publikuar tek: bota, më 16:27 19-09-2016 15-vjeçari vdes në mënyrë tragjike gjatë tentativës për të kaluar nga Franca në Angli

Një refugjat 15-vjeçar ka vdekur në mënyrë tragjike gjatë tentativës për të shkuar nga Britaninë e Madhe nga Calais në Francë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të dhjetëra dëshmitarëve, kur 15-vjeçari nga Afganistani së bashku me kushëririn e tij hipën në pjesën e sipërme të një kamioni por shoferi që i vuri re nisi ta ngiste kamionin sa majtas dhe djathtas në mënyrë që t’i hidhte ata poshtë.

Dëshmitarët kaën treguar të shokuar se si fëmijët po mbaheshin për jetën e tyre, por 15-vjeçarit iu lëshuan duart dhe u rrëzua në autostradën e ngarkuar nga trafiku. Të paktën 5 makina i kaluan përsipër, tregojnë dëshmitarët e skenës horror.

Dhjetëra refugjatë të tjerë që ndodheshin buzë rrugës u mblodhën për t’i ardhur në ndihmë, por policia hodhi gaz lotësjellës duke shpërndarë turmën. Ambulanca mbërriti 20-30 minuta më pas, por ishte tepër vonë për ta shpëtuar refugjatin më të ri në moshë që vdiq në këtë rrugë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020431995391846
array(1) { ["section"]=> string(91) "15-vjecari-vdes-ne-menyre-tragjike-gjate-tentatives-per-te-kaluar-nga-franca-ne-angli-53397" }