150 anëtarë të milicisë marrin peng godinën shtetërore në SHBA

Publikuar tek: bota, më 18:42 03-01-2016 150 anëtarë të milicisë marrin peng godinën shtetërore në SHBA

Rreth 150 anëtarë të një milicie të djathtë, të armatosur me pushkë e automatik, kanë marrë peng një godinë shtetërore në Oregon të Shteteve të Bashkaura mëngjesin e ditës së sotme.

Ammon Bundy, djali i kaubosjit Cliven Bundy, i cili ka qenë lider i një grupi famëkeq, ka mbledhur shokët e tij të armatosur dhe ka marrë peng godinën e Parkut Kombëtar “Malheur Wildlife” në Oregon duke u zotuar se do të bllokojë të gjitha pikat e hyrje-daljes.

Në një intervistë telefonike për “Oregonian” nga brenda ndërtesës, Ammon Bundy tha se nuk do të lëndonte askënd, por qëllimi i tyre ishte të heqin tiraninë që shteti ka vendosur mbi ta.

Ata thonë se qeveria ka pushtet të plotë mbi parkun duke mos i lejuar të ushtrojnë aktivitetet e tyre si gjuetia, minierat dhe shfrytëzimin e resurseve të tjera.

Armed Takeover in Oregon

A group of armed men have taken over a federal building in the Malheur Natural Wildlife Refuge in Oregon. They are calling on “patriots” to join them.

Posted by AJ+ on Sunday, January 3, 2016

 

Ajo që ra në sy është se disa nga mediat më të mëdha ndërkombëtare nuk e pasqyruan këtë ngjarje, ndërsa disa të tjera raportuan shkurtimisht se bëhej fjalë për një protestë paqësore, çka sipas Ammon i cili tha se do të qëndrojmë për jetë a vdekje, nuk rezulton kështu.

12312.jpg

Ammon Bundy, kapo i milicisë famëkeqe në Oregon, SHBA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.42490410804749
array(1) { ["section"]=> string(68) "150-anetare-te-milicise-marrin-peng-godinen-shteterore-ne-shba-29073" }