Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin ndaj të akuzuarve për arratisjen nga burgu i Drenovës. Në seancën e sotme gjyqësore trupi gjykues ka dënuar në total me 150 vjet burg 9 të pandehurit që organizuan arratisjen.
Tre prej të akuzuarve janë dënuar me nga nga 25 vjet heqje lirie secili.
Shtetasit e dënuar janë :
Admir Tafili
Fran Marashi
Gezim Guri
Artur Gora
Alfred Qefalia
Bledian Çela
Albi Meçini
Ervis Lami
Olsi Maçi
Arratisja nga burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë ndodhi mbrëmjen e 23 nëntorit të 2013-tës dhe aventura për 7 të dënuarit zgjati vetëm pak ditë, pasi të gjithë u vunë në pranga.