16.5 miliardë lekë… Trefish më shumë se Britania e Madhe, shqiptarët paguajnë sa ‘qimet e kokës’ për sterilizimin (SHIFRAT KRAHASUESE)

Publikuar tek: ekonomi, më 12:15 10-12-2019 16.5 miliardë lekë… Trefish më shumë se Britania e Madhe, shqiptarët paguajnë sa ‘qimet e kokës’ për sterilizimin (SHIFRAT KRAHASUESE)

Trefish më shumë se Mbretëria e Bashkuar duhet të paguajnë shqiptarët për kostot e sterilizimit.

Në projekt buxhetin e vitin 2020, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018.

Një shifër e rëndë kjo që bie direkt në xhepin e taksapaguesve shqiptarë dhe që me të drejtë ka ngjallur debat në media e rrjetet sociale.

Sipas Monitor, vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 % në harkun e dy viteve. Kontrata koncensionare nënshkruar me kompaninë Sani Servis, nisi në vitin 2015 dhe do të përfundojë në vitin 2025. 

Kështu, Shqipëria paguan shifrën e fryrë prej 16.5 miliardë lekësh duke ia kaluar edhe Britanisë që sipas kësaj tabele bërë publike nga 'National Health Service' dhe sjellë në vëmendje nga gazetari Blendi Salaj, për vitin 2015-2016, pagoi 6 973 72 lekë të reja. 

Në një nga vendet më për pasur të botës me një shërbim mjekësor tepër të lartë, një set me 10 instrumente sterilizohet për 5.32 paund mesatarisht. Ndërsa një set me 71 apo më shumë instrumente sterilizohet për 47.84 paund. Në kostot duhet faktorizuar edhe krahu i punës që është jashtëzakonisht shumë më i kushtueshëm në Mbretërinë e Bashkuar, se sa këtu në Shqipëri. Pra sterilizimi i një seti maksimal me mbi 71 instrumente kirurgjikalë në Mbretërinë e Bashkuar, kushton 6973.72 lek të reja.

Kurse në vendin tonë, në vitin e parë të koncesionit të sterilizimit (2016/2017) taksapaguesit shqiptarë paguan mesatarisht 22,857 lekë për set kirurgjikal të sterilizuar. Fatura e një viti prej 320,000,000 lekësh, e ndarë për 14,000 operacione të kryera në atë vit. 

Në foto, shifrat KRAHASUESE; sa paguan Britania për sterilizimin e instumenteve të kirurgjisë dhe sa paguan SHQIPËRIA:

Screenshot_1.jpg3FE6A05F-559E-4464-9E7E-1F8685F66BCC-768x528.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076251029968262
array(1) { ["section"]=> string(135) "16-5-miliarde-leke-trefish-me-shume-se-britania-e-madhe-shqiptaret-paguajne-sa-qimet-e-kokes-per-sterilizimin-shifrat-krahasuese-188966" }