+16/ Shfaqja që po pritet me kuriozitet të madh te ArTurbina, puthjet mes homoseksualëve shkaktojnë debat (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:03 01-05-2019 +16/ Shfaqja që po pritet me kuriozitet të madh te ArTurbina, puthjet mes homoseksualëve shkaktojnë debat (FOTOT)

Po pritet me kuriozitet të madh. Eshtë pjesa e Tony Kushner, “Engjejt e Amerikës”, një dramë që vjen mjeshtërisht në ArTurbina me regji të Arben Kumbaros, dhe që për herë të parë do të thyejë tabutë e puthjeve homoseksuale në skenën e teatrit.

 

“Engjejt e Amerikës” do të hapë debat. Teatri Kombëtar ka hedhur disa foto të puthjeve homoseksuale në skenë, dhe menjëherë kanë filluar komentet në rrjetet sociale për parakohshmërinë e vendosjes së veprës në Tiranë.

“Mirë e ka Edi Rama, ta shkatërrojë teatrin” shkruan dikush. Një tjetër shkruan se organizatorët kanë bërë mirë që kanë vendosur rregullin +16 për të parë shfaqjen dhe kërkesën për ID për gjithsecilin që do të hyjë në shfaqje. Ka edhe të tjerë që e presin me kuriozitet.

Në fakt, aktorët, kanë marrë përgjegjësi dhe guxim për thyerjen për herë të parë të tabuve. Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Donald Shehu, Idrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri e Vasjan Lami do të shohin nëse do të duartrokiten në ArTurbina nga data 2-5 maj apo jo.

Një rol të madh ka marrë Ilir Baçi, me përkthimin professional të veprës për ta vënë atë në skenë, siç shprehen organizatorët.

Vepra e shkruar në vitin 1991 nga Kushner theu heshtjen rreth SIDA-s. Në botë, është vendosur në skena të mëdha teatrore, dhe turma të mëdha njerëzish e kanë parë e riparë disa herë, madje edhe vitet e fundit, më shumë se 28 vjet që kur vepra e Kushnerit ka parë dritën e botimit.

Vepra tregon personazhet e vendosur përpara frikërave të tyre më të mëdha, në një luftë të njeriut me veten. Jo vetëm homoseksualizëm, politikë apo fe. Nëpërmjet një ëngjelli, do të thuhen të vërtetat e mëdha, nëpërmjet një fantazie “të sëmurë”.

Të gjithë ata që do të ndjekin veprën, do të përballen me një gjuhë të guximshme të kastës së aktorëve, të cilët, I ftojnë të gjithë: ejani në teatër.

Eshtë e pamundur të ekzagjerojmë impaktin e Engjejve, që ka një cerek shekulli jetë, shkruan The Guardian, kur pjesa e Kushner u vendos në skenat britanike. Kushner ka fituar dy cmime Tonys, dhe një Pulitzer me “Engjejt e Amerikës”.

Vepra është më shumë se puthjet homoseksuale në skenë. Aty ndërlidhen histori emocionale dhe ide politike. Meditimi për vdekshmërinë shkon përtej Aids. E përveç vdekjes, drama eksploron të qenurin, besnikërinë, tradhëtinë dhe luftën.

 

58870255_368476310458289_3608041466607173632_n.jpg59376038_322143181808346_6036972182620340224_n.jpg

57325165_616491665487058_5542093913197641728_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072200298309326
array(1) { ["section"]=> string(115) "16-shfaqja-qe-po-pritet-me-kuriozitet-te-madh-te-arturbina-puthjet-mes-homoseksualeve-shkaktojne-debat-fotot-162536" }