Policia e Vlorës ka ndaluar një 16-vjeçar, i cili po ngiste makinën pa patentë. XH.T është kapur në segmentin rrugor "Ish-fusha e Aviacionit", duke drejtuar mjetin tip "Mitsubish", pa leje drejtimi.
Policia ka filluar procedim penal në gjendje të lirë ndaj të miturit për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".