164 punëtorë infektohen me Covid-19, mbyllet miniera më e thellë e arit në botë

Publikuar tek: bota, më 12:51 25-05-2020 164 punëtorë infektohen me Covid-19, mbyllet miniera më e thellë e arit në botë

Miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka ndërprerë punën, pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Muajin e kaluar, minatorët u rikthyen në punë, pasi kishin ndaluar në muajin mars, pas rasteve të para me Covid-19.

Ndonëse puna në minierë funksionoi me një kapacitet rreth 50%, pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngiten shqetësimin mbi sigurinë e tyre.

Sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim, shkruan BBC.

Kujtojmë që Afrikën e Jugut ka 21,343 persona që kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090670585632324
array(1) { ["section"]=> string(85) "164-punetore-infektohen-me-covid-19-mbyllet-miniera-me-e-thelle-e-arit-ne-bote-207720" }