17 orë bisedime në Minsk, arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë

Publikuar tek: bota, më 13:20 12-02-2015 17 orë bisedime në Minsk, arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë Lideret e Rusise, Ukraines, Frances e Gjermanise ne bisedimet e djeshme

Një marrëveshje që ndalon luftimet në Ukrainën lindore u arrit duke u ndjekur nga maratona e bisedimeve në Bjellorusi. Liderët e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë e Francës anoncuan që armëpushimi do të fillojë në 15 shkurt. Marrëveshja përfshin tërheqjen e armatimit të rëndë nga vija e parë, por ka ende çështje që mbeten pezull.

Rebelët pro-rusë firmosën marëveshjen. Qindra mijëra persona kanë vdekur në gati një vit nga luftimet në atë rajon.

Presidenti francez Francois Hollande tja se aid he kancelarja gjermane Angela Merkel do ti kërkonin partnerëve të mbështesin këtë marrëveshje në samitin e të premtes. Marrëveshja erdhi pas 17 orë bisedimesh dhe përfshin:

Armëpushim që fillon në mesnatën e 15 shkurtit

Tërheqje e armatimit të rëndë

Lirim i të gjithë të burgosurve

Zoti Poroshenko tha se Ukraina do të vendosë kontrollin në kufirin ndërkombëtar deri në fund të vitit.

Zoti Putin i tha televizionit rus: “nuk ishte nata më e mirë për mua, por është një mëngjes i mirë”. Zoti Poroshenko tha se “pavarësisht tensionit dhe presionit, Ukraina nuk ra pre e ultimatumeve. Lideri separatist i rajonit Luhansk Igor Plotnitskiy mirëpriti marrëveshjen. “Shpresojmë që nisur nga përpjekjet tona, Ukraina do të ndryshojë dhe do të ndalojë së vrari civilë, të sulmojë spitale apo lehtësira të tjera sociale” tha ai. 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013290882110596
array(1) { ["section"]=> string(62) "17-ore-bisedime-ne-minsk-arrihet-marreveshja-rusi-ukraine-3123" }