17 vite burg për tre shqiptarët që u kapën me mijëra paund dhe kokainë në Britani (Foto/Emrat)

Publikuar tek: bota, më 17:35 07-09-2017 17 vite burg për tre shqiptarët që u kapën me mijëra paund dhe kokainë në Britani (Foto/Emrat)

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 17 vite burg në total tre shqiptarët e arrestuar me kokainë dhe një shumë të madhe parash “cash”.

Algert Lami, 23 vjeç, Roland Vasija, 20 vjeç, dhe 22-vejçari Orjon Uku, u arrestuan në Stratford, në veri të Londrës pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre u gjetën 178 mijë paund britanik, rreth 200 mijë euro në një çantë në bagazhin e makinës.

lami.jpg

(Nga e majta: Lami, Uku, Vasija)

Më herët këtë vit, Policia Britanike ngriti alarmin për rrezikun e madh nga bandat shqiptare të drogës.

Tre shqiptarët u kapën nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe, pasi ishin nën përgjim.

Agjentët vëzhguan Ukun teksa doli nga një taksi dhe iu afrua një makine tip “BMW”, e parkuar. Ai foli me shoferin për rreth 20 minuta dhe u largua me këmbë, transmeton newsbomb.al.

dfg45trh5j56k56kkk.jpg

Fill pas kësaj, agjentët pikasën Vasijan teksa iu afrua makinës, vendosi një çantë në bagazh dhe u largua me shoferin. Gjatë kontrollit policia gjeti 178 mijë paund “cash”, para të fituara nga tregtia e kokainës.

23 vjeçari Algert Lami u dënua me 8 vjet burg dhe 20 vjeçari Roland Vasija me 2 vjet burg.

22 vjeçari Orjon Uku u dënua me 6 vjet heqje lirie për posedim të drogave të klasit A dhe B. /Newsbomb.al

dfgh45rtuh56j56jd.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E priti uraganin në ishullin e tij privat, miliarderin e gjen belaja (Foto)
Princi George mban dorën e Uilliamit në ditën e parë të shkollës, princeshës i ndodh e papritura »
Article Logic
Execution time: 0.01052188873291
array(1) { ["section"]=> string(98) "17-vite-burg-per-tre-shqiptaret-qe-u-kapen-me-mijera-paund-dhe-kokaine-ne-britani-foto-emrat-91510" }