170 mijë kamera për njohjen e fytyrës, Rusia shfrytëzon teknologjinë për të ndëshkuar ata që shkelin karantinën

Publikuar tek: bota, më 09:11 29-03-2020 170 mijë kamera për njohjen e fytyrës, Rusia shfrytëzon teknologjinë për të ndëshkuar ata që shkelin karantinën Kamerat e vendosura ne rruget e Moskes

Rusia duket se po e shfrytëzon mjaft mirë situatën e krijuar nga COVID-19, duke provuar edhe teknologjitë e reja që kanë vënë në përdorim.

Janë rreth 170 mijë kamera që bëjnë të mundur njohjen e fytyrës, duke identifikuar personat që shkelin karantinën, për t'i ndëshkuar më pas.

Mbrojtësit e fjalës së lirë dhe intimitetit në Rusi kanë dalë kundër këtij sistemi kamerash, duke ngritur edhe padi për mbikëqyrje të paligjshme.

Javën e kaluar, policia e Moskës pretendoi se kishte kapur dhe gjobitur 200 persona që shkelën karantinën dhe izolimin e vet duke përdorur njohjen e fytyrës nga një sistem prej 170,000 kamerash.

Sipas një raporti të mediave ruse, disa prej shkelësve të dyshuar që u gjobitën kishin qenë jashtë për më pak se gjysmë minutë, para se të kapeshin nga një aparat fotografik.

"Ne duam që të ketë edhe më shumë kamera në mënyrë që të mos ketë ndonjë qoshe të errët apo rrugë anësore," tha Oleg Baranov, shefi i policisë në Moskë, në një konferencë të fundit, duke shtuar se shërbimi aktualisht është duke punuar për të instaluar 9,000 kamera shtesë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089108943939209
array(1) { ["section"]=> string(117) "170-mije-kamera-per-njohjen-e-fytyres-rusia-shfrytezon-teknologjine-per-te-ndeshkuar-ata-qe-shkelin-karantinen-200483" }