‘’18 milionë dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë’’, raporti i organizatës GFI shpjegon shifrat

Publikuar tek: ekonomi, më 09:07 10-12-2015 ‘’18 milionë dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë’’, raporti i organizatës GFI shpjegon shifrat

‘’18 milionë dollarë u transferuan në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë’’, kështu raportohet në raportin më të fundit të organizatës ‘’Global Finanancial Integrity’’.

Në raport theksohet se në vitin 2013 pati rënie të transfertave të paligjshme, por organizata me qendër në Ëashington, thekson se gjatë 2004 deri në 2013 janë transferuar plot 1.2 miliardë dollarë jashtë vendit tonë, po në mënyrë të paligjshme.

Po ku kanë shkuar paratë? Raporti nxjerr se rreth 255 milionë janë transferuar në 2011 dhe 36 milionë dollarë janë transferuar drejt vendeve të me taksa më të ulta, në vitin 2012.

“Ky studim në mënyrë të qartë tregon që transfertat e paligjshme janë një nga problemet më të dëmshme me të cilën përballen vendet në zhvillim,” tha presidenti i organizatës, Raymond Baker.

Po çfarë janë transfertat e paligjshme? Bëhet fjalë për transferim kapitali jashtë vendit, te vende me taksa më të ulta, para që kanë ardhur nga burime tregtare, madje deri para që janë krijuar nëpërmjet krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025542974472046
array(1) { ["section"]=> string(123) "18-milione-dollare-u-transferuan-ne-menyre-te-paligjshme-jashte-shqiperise-raporti-i-organizates-gfi-shpjegon-shifrat-27394" }