18 urdhër-arrestet, PD e Durrësit kërkon ‘kokën’ e Vangjush Dakos: U ndaluan cironka

Publikuar tek: aktualitet, më 15:36 14-12-2019 18 urdhër-arrestet, PD e Durrësit kërkon ‘kokën’ e Vangjush Dakos: U ndaluan cironka Xhaferaj-Dako

Reagon dega e PD Durrës për 18 urdhër arrestet e lëshuara nga prokuroria që sipas hetimeve bënte përgjegjës, zyrtarë lokalë, pronarë pallatesh e ndërtues firmash për jetët e humbura të njerëzve në tërmetin e 26 nëntorit.

PD kërkon ‘kokën’ e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ndërsa pohon se personat e ndaluar janë ‘cironka’

“Prokuroria ka investiguar për më  shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.                                  

Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.

Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.

Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për  faktin e thjeshte se është nën  juridiksionin e Ramës”, thuhet në deklaratën e Ferdinant Xhaferaj, kreut të PD në Durrës.

LEXO EDHE Konferencë e Jashtëzakonshme pas TËRMETIT/ Pranga 9 përgjegjësve, mes tyre zyrtarë, pronarë, ndërtues, specialistë e hartues projektesh (DALIN EMRAT)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019866943359375
array(1) { ["section"]=> string(87) "18-urdher-arrestet-pd-e-durresit-kerkon-koken-e-vangjush-dakos-u-ndaluan-cironka-189398" }