18 vjeçari plagoset nga kushërinjtë për një lavatriçe zhavorri, policia ndalon përshkallëzimin e konfliktit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:11 08-02-2017 18 vjeçari plagoset nga kushërinjtë për një lavatriçe zhavorri, policia ndalon përshkallëzimin e konfliktit

Një 18 vjeçar është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Muhër të Dibrës.

I plagosuri është identifikuar si Endri Sina, 18 vjeç dhe sipas policisë ai është qëlluar nga shtetasit P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, babë e bir. 

18 vjeçari është transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia njofton se palët e përfshirë në konflikt janë kushërinj dhe shkak i sherrit ka qenë një lavatriçe zhavorri.

Njoftimi i policisë:

Policia ndërhyn në kohë rekord duke parandaluar përshkallzimin me pasoja të rënda të një konflikti me armë mes disa shtetasëve

Rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, njësia administrative  Muhurr - Dibër, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së zonës  ka dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër  dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur  një plagosje me armë zjarri.

Punonjësi i policisë ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët dhe ka  pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë  dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në vendngjarje është konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi E.S 18 vjeç, banues në Muhurr i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuat në spitalin e traumës në Tiranë,  për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta të policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme  i dy shtetasëve babë e bir shtetasit P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, banues në Muhurr, që dyshohet se kanë plagosur me armë shtetasin e mësipërm.

Autorët e dyshuar kanë tentuar t'ju largohen shërbimeve të policisë por janë kapur në kohë rekord nga ana jonë.

Gjithashtu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë  edhe vëllai i shtetasit të plagosur, shtetasi T.S  31 vjeç.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri, konkretisht:

Një armë kallashnikov që dyshohet se shtetasi i plagosur ka qëlluar në drejtim të dy shtetasëve babë e bir.

Si dhe një armë zjarri Pistolet që dyshohet se shtetasit P.S e R.S kanë qëlluar duke plagosur shtetasin E.S.

Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët.

Shtetasi i plagosur me dy autorët janë kushërinj të dytë.

Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku këta shtetas e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Screenshot_8.png

Screenshot_7.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merr letrën e transferimit, tenton të vetëvritet infermierja në QSUT
Post i ri për Armand Shkullakun në Tv Klan dhe Abc News? Gazetari tregon të vërtetën »
Article Logic
Execution time: 0.011198043823242
array(1) { ["section"]=> string(112) "18-vjecari-plagoset-nga-kusherinjte-per-nje-lavatrice-zhavorri-policia-ndalon-pershkallezimin-e-konfliktit-68085" }