18-vjeçari shqiptar dënohet me burg të përjetshëm në Britani, qëlloi me thikë në zemër një të panjohur

Publikuar tek: bota, më 16:55 05-10-2016 18-vjeçari shqiptar dënohet me burg të përjetshëm në Britani, qëlloi me thikë në zemër një të panjohur

Agustin Sula, një 18-vjeçar nga Shqipëria është dënuar me burgim të përjetshëm në Britaninë e Madhe pasi vrau me thikë një 21-vjeçar me të cilin u përplas në rrugë.

Sula e qëlloi atë disa herë me një thikë luftarake, duke i prekur fatalisht edhe zemrën, ndërsa më pas u kthye nga shoku i tij duke i thënë “Pashë se si sytë iu bënë të bardha”.

18-vjeçari i papunë shqiptar kishte mbërritur në Britaninë e Madhe në nëntor të 2014-ës duke kërkuar azil së bashku me vëllain e tij të madh.

Ai ishte dënuar me 6 muaj burg në Shqipëri në dhjetor të 2014-ës për vjedhje në bashkëpunim, dënim që nuk e kreu.

Pasi mbërriti në Britani, Sula nuk u arrestua pavarësisht arrestit nga Interpoli, atij iu dha shtëpi, kartë identiteti dhe një sasi parash. Vëllai i vrasësit shqiptar, 24 -vjeçari Ermal Sula u dënua për bashkëpunim në krimin e rëndë. /Newsbomb.al/

Screasd3wfsdft_1.jpg

Thika e përdorur nga Sula

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01475191116333
array(1) { ["section"]=> string(107) "18-vjecari-shqiptar-denohet-me-burg-te-perjetshem-ne-britani-qelloi-me-thike-ne-zemer-nje-te-panjohur-55176" }