18 vjeçari shqiptar student i mjekësisë theret me thikë në Suedi, dëshmitari: Autori thirri “Allahu Ekber" dhe e vrau

Publikuar tek: aktualitet, më 11:02 27-03-2017 18 vjeçari shqiptar student i mjekësisë theret me thikë në Suedi, dëshmitari: Autori thirri “Allahu Ekber

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi, ku një 18-vjeçar shqiptar nga Peja, student i mjekësisë, është qëlluar me thikë pranë shtëpisë së tij duke ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës së 22 marsit, rreth orës 21:30 kur i riu i shqiptar, në shoqërinë e disa miqve të tij është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar, raporton “Balkanweb”.

Shkreli është qëlluar disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë pas disa orëve në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa edhe 2 shokë të tij janë plagosur rëndë.

Suad Shkreli është përfshirë në ngjarje pasi ka dashur të mbrojë shokët e tij, ndërsa dëshmitarët kanë deklaruar se një prej autorëve ka bërtitur “Allahu Ekber” para se të sulmonte.

 Siç bëhet e ditur nga burime të afërta me familjen, mësohet se 18-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes Shkreli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KUJDES/ Mish i kalbur viçi nga Brazili? Reagon AKU: Ngarkesa u bllokua, Ishte mish pule dhe derri
Pas tre muajsh martesë, çifti divorcohet, vjehrra-nuses: Shumë e ndyrë, se ku e kishte edukatën ajo vajzë me dy fakultete nuk e di »
Article Logic
Execution time: 0.010998964309692
array(1) { ["section"]=> string(119) "18-vjecari-shqiptar-student-i-mjekesise-theret-me-thike-ne-suedi-deshmitari-autori-thirri-allahu-ekber-dhe-e-vrau-73256" }