18-vjeçarja tregon 30 minutat e tmerrit: Si u hodha nga makina në Mullet për t'i shpëtuar përdhunimit të pronarit (RRËFIMI I PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:30 27-01-2017 18-vjeçarja tregon 30 minutat e tmerrit: Si u hodha nga makina në Mullet për t'i shpëtuar përdhunimit të pronarit (RRËFIMI I PLOTË) Ne foto: Vajza 18 vjecare teksa tregon shenjat ne trup dhe i ati

Pesë ditë pas ngjarjes së rëndë ku një pronar butiku në Tiranë tentoi të përdhunonte shitësen e tij, flet për herë të parë publikisht 18 vjeçarja që i shpëtoi tmerrit, vajza me inicialet K.Z. Besim Lami, 39 vjeç, me precedentë të mëparshëm penal, ka tentuar të përdhunojë shitësen e tij ndërsa e ka marrë me makinë me pretendimin për të bërë furnizimin në Elbasan.

Pas kthimit nga Elbasani në afërsi të Mulletit, Lami i ka kërkuar 18 vjeçares të kryejnë marrëdhënie seksuale. Kur 18 vjeçarja s’ka pranuar, ai e ka dhunuar dhe ka tentuar ta përdhunojë. Pas rezistencës për 30 minuta vajza ka hapur derën dhe është hedhur nga makina.

Në atë moment, një makinë tjetër, e rastësishme ka marrë vajzën në gjendje shoku dhe e ka dorëzuar te policët e parë që ka parë te "Rruga e Elbasanit".

RRËFIMI I VAJZËS NË EMISIONIN “ME ZEMËR TË HAPUR”

“Isha duke kërkuar një punë dhe në internet më shkruan financierja, po hapim një butik dhe na duhet një shitëse. Aplikoj, vete takoj këtë vajzën Rozetën, personin Besir Lami, më thane ok do fillosh punë, më mësoi ato faturat, gjërat. I thashë që e kisha të nevojshme të punoja, por punën e dua serioze. Intervista u përqëndrua më shumë te jeta ime, abuzuesi im bashkë me financieren më pyesnin rreth vetes.

E gjeta te faqja “kërkoj ofroj punë”. Asnjë javë s’kisha aty. Orarin e kisha 8 me 4, dhe merrja 200 mijë lekë të vjetra, ky pronari më tha që nëse bëjmë një promocion bashkë, nëpër rrethe, të shesim, do marrësh 50 plus. U nisa dhe e besova edhe pse kisha ankthin e frikën time dhe gjatë gjithë rrugës kam qenë në konakt me këtë financieren. Javën e parë s’më dha shenja që mund të bënte ndonjë gjë të tillë. Më telefononte vetëm për punën.

Unë rrija te zyra, më shpjegonin faturat tatimore. Kam ndenjur te butiku, kisha komunikim vetëm për punë. Nga Elbasani shkuam në Belsh, Librazhd, Pogradec. Pastaj nisi të errësohej, u kthyem dhe gjatë rrugës në Mullet ndaloi menjëherë makinën.

I thashë pse ndalon? Më tha do pi cigare dhe uli siguresat, hoqi xhaketën dhe tentoi të më përdhunonte. Me forcë tentova të dal, më gjuajti disa herë. Rreth 30 minuta kohë jam përpjekur me forcat e mia, me jetën time t'i shpëtoja dhe ia arrita.

U tregova dhe e zgjuar, i thashë; jo këtu po diku tjetër, i thashë qetësohemi pak, në atë moment që ai ndaloi në pak sekonda, aty e shtyva dhe dola, ai tentoi të më fuste prapë në makinë por aty kishte një pjesë baltë, rrëshkiti, e gjuajta, u hodha në pjesën e autostradës, i dola para një makine me shpejtësi, ishin familjarë, kujtuan se më shtypën. Thjesht ia thashë shpejt, po tentojnë të më përdhunojnë, më thanë futu shpejt. Isha plot me shenja, isha në gjendje të keqe, pastaj më mori patrulla te "Rruga e Elbasanit".

Babai i vajzës, Gentiani: Si e mora vesh ngjarjen

Ditën e dielë në 10 të darkës, vajza e vogël më ka marrë në telefon, dhe kur e mora vesh u shokova, e mbylla telefonin, kam marrë vajzën dhe kam folur me shoqen e vajzës që më tha xhaxhi Genti vajza ka qenë në punë dhe ka tentuar ta përdhunoj pronari.

U shokova, falenderova zotin në ato pak sekonda se jam besimtar, falenderoj edhe ish bashkëshorten time që edhe sot e kësaj dite ndonëse jemi ndarë kemi dashuri të flaktë për vajzën tonë. I ndenji pranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Rilindja takson më shumë punën se dhjamin, braktis ARMO-n pronën më të vyer të vendit
Akademik Idriz Ajeti nderohet me”Çmimi i Karrierës Shkencore Akademike”-2016 »
Article Logic
Execution time: 0.012231111526489
array(1) { ["section"]=> string(134) "18-vjecarja-tregon-30-minutat-e-tmerrit-si-u-hodha-nga-makina-ne-mullet-per-t-i-shpetuar-perdhunimit-te-pronarit-rrefimi-i-plote-66840" }