19 vjeçari në Shkodër plagoset me thikë, policia ngre disa pika kontrolli

Publikuar tek: aktualitet, më 17:51 13-02-2017 19 vjeçari në Shkodër plagoset me thikë, policia ngre disa pika kontrolli

Një 19 vjeçar është plagosur pasditen e sotme në vendin e quajtur "Breg Lumi" në Shalë të Shkodrës.

Shtetasi me iniciale A.N., 19 vjeç, banues në Gimaj është plagosur në anën e majtë të trupit me thikë, por policia akoma nuk ka arritur të mësojë nëse është një apo më shumë persona.

Ndërkohë disa pika kontrolli janë ngritur në të gjithë zonën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.02.2017 rreth orës 16:10 njoftohemi se në vendin e quajtur "Breg Lumi"  Shalë, Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë te ftohtë (thikë).

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur, në anën e majtë të trupit me armë te ftohtë (thikë) shtetasi A.N 19 vjeç, banues në Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër.

I dëmtuari është transportuar në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Godet me thikë vëllain, arrestohet 28 vjeçari në Ersekë (NGJARJA)
Horror në Korçë: Djali lyen trupin e nënës me benzinë dhe i vë flakën »
Article Logic
Execution time: 0.010489940643311
array(1) { ["section"]=> string(78) "19-vjecari-ne-shkoder-plagoset-me-thike-policia-ngre-disa-pika-kontrolli-68599" }