Florian Zyberaj, 19 -vjeç, banues në lagjen “24-Maji”, Vlorë është arrestuar nga policia për falsifikim të monedhave. 19 vjeçari u prangos teksa po i hidhte karburant makinës së tij në këmbim të një kartmonedhe 50 euro-she false.
“Ky shtetas më datë 14.07.2015, ka blerë karburant për automjetin e tij me targë: VL9967C, në pikën e karburantit “Kastrati” i cili ndodhet në lagjen “Partizani”, ku ka përdorur dhe i ka dhënë punonjësit të kësaj pike karburanti, shtetasit: D.GJ., kartmonedha 50 Euro, të pavlefshmë (të fallsifikuara)”, thuhet në deklaratën e policisë
Të riut iu sekuestua automjeti dhe 3- kartmonedha 50 Euro të falsifikuara.