19-vjeçarja tenton të kontrabandojë 8-vjeçarin me porosi të të atit, e fsheh në valixhe

Publikuar tek: bota, më 17:01 08-05-2015 19-vjeçarja tenton të kontrabandojë 8-vjeçarin me porosi të të atit, e fsheh në valixhe

Një 19-vjeçare është arrestuar teksa bënte kontrollin në aeroportin e Spanjës, pasi tentoi të kalonte të mbyllur në valixhe një 8-vjeçar. Ajo u nis nga Spanja dhe do ta kotrabandonte djalin e vogël drejt Marokut.

Në rrezet X të kontrollit shihej qartë fëmija i kërrusur në valixhe. Sapo siguria e aeroportit ka hapur valixhen, djali i frikësuar dhe i hutuar ka dalë duke treguar që emri i tij është Abou, është 8 vjeç dhe vjen nga Bregu i Fildishtë. Ndërsa, gruaja që shoqëronte djalin ishte me shtetësi marokene. Fëmija është marrë nën kujdesin e shërbimit për Mbrojtjen e  Fëmijëve.

Mendohet se ishte babai i djalit ai që kishte paguar për të kotrabanduar djalin e tij nga Spanja. Babai u arrestua dy orë më vonë nga Garda e Policisë dhe ishte rezident në ishujt Canary. Ai i tregoi sigurisë që donte ta merrte djalin me vete në këto ishuj. Kohët e fundit janë kapur shumë refugjatë që përpiqen të kalojnë në Spanjë për një jetë më të mirë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018354892730713
array(1) { ["section"]=> string(92) "19-vjecarja-tenton-te-kontrabandoje-8-vjecarin-me-porosi-te-te-atit-e-fsheh-ne-valixhe-10668" }