1913-1998/ Dy kufijtë ekstremë historike të ‘menaxhimit’ të Kosovës nga Serbia (FOTO të publikuara për herë të parë)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:19 18-02-2019 1913-1998/ Dy kufijtë ekstremë historike të ‘menaxhimit’ të Kosovës nga Serbia (FOTO të publikuara për herë të parë)

Shkruan Armand Plaka (Marrë nga profili i tij në facebook):

Nisur me dhunë e debime e përfunduar po me dhunë e debime. Më kujton shprehjen: Serbia nuk e meritoi asnjëherë Kosovën, edhe sikur të ishte vërtetë "djepi i saj", sepse nuk diti ta mbante atë, sepse strategji të vërtetë kishte vetëm zhdukjen e largimin e shqiptareve, sepse donte një Kosovë pa shqiptare.

Dy fotot e paraqitura ( për here të parë) dëshmojnë se si mediat e huaja në kohë tërësisht të ndryshme, e paraqisnin eksodin e shqiptarëve në vitin 1913, kur "zyrtarisht" Serbia sapo kish marrë në dorë Kosovën si pasojë e vendimeve arbitrare të Konferences së Londres, dhe tjetra, momentet e fundit të saj nën Serbi, ne vitin 1998, kur vargjet e refugjateve kosovarë të dëbuar nga dhuna serbe, ishin të pafundme.

Foto 1: Dicitura origjinale shënon: Refugjatë shqiptarë gjatë një momenti pushimi, në rrugetimin e tyre duke u larguar nga trojet shqiptare të Serbisë së Re, drejt Shqipërise së lirë, ku ata po kërkojnë një atdhe të ri. Marre nga: Oesterreichs Illustrierte Zeitung, 21 dhjetor 1913.

51357561_10156511335031028_1671056837253791744_o.jpg

Foto 2: Faqja e parë e nje reviste franceze, e vitit 1998, ku shënohet se gjatë 4 muajve luftime mes UCK-se dhe serbëve, janë shkaktuar me shumë se 150.000 refugjatë që lëvizin tashmë drejt Shqipërisë e Malit të Zi.

52478505_10156511335216028_1597512162329231360_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032860040664673
array(1) { ["section"]=> string(118) "1913-1998-dy-kufijte-ekstreme-historike-te-menaxhimit-te-kosoves-nga-serbia-foto-te-publikuara-per-here-te-pare-153217" }