1945: Paria e Lushnjës në burgun nr.9 të Beratit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:22 28-12-2017 1945: Paria e Lushnjës në burgun nr.9 të Beratit

Kjo fotografi, ndoshta e shkrepur nga i famshmi “Xhimitiku” është bërë në burgun e Beratit në fillim të vitit 1945. Në shënimet e lëna thuhet se kjo është paria e Lushnjës, e arrestuar nga komunistët në kuadër të fushatave të tyre politike kundër "armiqve shqiptarë", në pritje të dënimit nga gjykatat që përbëheshin nga bujq e marangozë.

 Procesi kryesor kundër parisë së Lushnjës së kësaj kohe mbahet ai i Gjykatës Ushtarake të Beratit, e cila me vendimin e datës 19.4.1945 dënoi me vdekje shtetasit: Myfti Kurti, Isa Xhindole, Taip Kurti, Qazim Dervishi, Trifon Ndreçka, Gjysho Haxhia dhe Petro Çobani. Ky vendim mori formë të prerë me urdhrin e Enver Hoxhës në datës 25.4.1945.

 Me burgime të ndryshme u dënuan: Yzedin Kurti, Ahmet Qerimi, Hysni Guberja, Asllan Guberja, Shyqyri Kurti dhe Abdulla Neimi. Në këtë “grup” ka edhe ndonjë të dënuar që nuk është nga Lushnja.
Burgu i Beratit funksionoi në vitet 1944-1953. Kishte një kapacitet prej 216 personash, por numri i të burgosurve shkoi deri trefish. Në këtë burg janë vendosur shumë të arrestuar e dënuar nga Berati, Fieri e Lushnja.

Komunistët në luftën civile të viteve 1943-1944 vranë dhe shkatërruan familjet më të mira të jugut të Shqipërisë, si dhe i dhanë pushtet familjeve jodinjitoze. Pas vitit 1944 e vazhduan këtë politikë antikombëtare e gjenocidiste me dënime e zhvendosje të popullsisë, duke i shkaktuar dëm të pallogratishëm të unitetit kombëtar./ Kastriot Dervishi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festat e fundvitit, policia organizon aktivitet për fëmijët e efektivëve të rënë në krye të detyrës, Xhafaj i puth dorën vogëlushes
Sherr me thika mes të rinjve, plagoset një 23-vjeçar, arrestohet adoleshenti në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.01329493522644
array(1) { ["section"]=> string(54) "1945-paria-e-lushnjes-ne-burgun-nr-9-te-beratit-104646" }