Rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa janë zbuluar nga policia dhe më pas janë asgjësuar me anë të djegies.
Ndërsa në prangat e policisë ka rënë 26 vjeçari Klodian Gjini, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike të mbjella në 9 parcela të ndryshme në fshatin Lekbibaj të Tropojës. Sipas policies, 26 vjeçari u arrestua në flagrancë dhe është i dyshuari kryesor për kultivimin e 1560 rrënjëve kanabis.