2.5 milion euro kokainë, ja sa dënohen shqiptarët në Itali

Publikuar tek: bota, më 10:48 07-06-2018 2.5 milion euro kokainë, ja sa dënohen shqiptarët në Itali Foto ilustruese

Gjykata italiane e Aostës ka dënuar me 63 vite burg grupin e shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit "Ilium" me akuzën e trafikimit të kokainës nga Hollanda në Itali.

Gëzim Shoshi, 57 vjeç, i dënuar me 21 vite burg e 1000 euro gjobë

Alfred Shabani, 43 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë

Lulzim Halili, 37 vjeç, i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë

Valentin Lleshi, 31 vjeç i dënuar me 11 vite burg e 1000 euro gjobë 

Si edhe shtetasi italian, shofer i automjetit tip TIR me të cilin transportohej lënda narkotike, Mauro Alvise Cauzzo 66 vjeç nga Venecia, i dënuar me 9 vite burg e 35 mijë euro gjobë.

Gjatë operacionit policor "Ilium" kishin nisur hetimet më vitin 2011.

Hetimet e operacionit "Ilium" vërtetuan se vetëm brenda 15 ditëve grupi i shqiptaëve trafikuan nga Hollanda në Itali 25-30 kg kokainë.

Elementi kryesor i këtij grupi kriminal ishte shqiptari Gëzim Shoshi, banues në La Spezia në Itali, i cili merrej me administrimin e parave për blerjen e kokainës në Hollandë, si dhe me shpërndarjen e saj në territorin italian kryesisht në rajonin e Lombardisë.

Kokaina futej në Itali përmes automjeteve të drejtuara nga korrierë të ndryshëm mes të cilëve dhe italiani 66 vjeçar Mauro Alvise Cauzzo. Mbi çdo pako kokainë ishte e shënuar me gërma emri i qytetit apo zona ku ajo do të shpërndahej.

Për të komunikuar mes tyre grupi i malësorëve përdorte një gjuhë të koduar ku kokaina quhej ndeshje futbolli.

Gjatë operacionit "Ilium" janë vënë nën pranga 17 persona e 66 persona të tjerë janë vënë nën hetim. Ky operacion çoi gjitahshtu në 9 sekuestrime policore të kryera në provincat e  Aosta, Torino, Lodi, Vigevano, Vipiteno e La Spezia ku janë kapur rreth 23 kg kokainë në vlerë 2.5 milionë euro.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01273512840271
array(1) { ["section"]=> string(64) "2-5-milion-euro-kokaine-ja-sa-denohen-shqiptaret-ne-itali-123566" }