2 aksione të befasishme në Vlorë, policia arreston 31 vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:25 18-01-2017 2 aksione të befasishme në Vlorë, policia arreston 31 vjeçarin

Në kuadër të masave të marra për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle të bafasishme kundër paligjshmërive, ku në bazë të tyre ka konstatuar dhe ka arrestuar në flagrancë një person për armëmbajtje pa leje.

Siç njofton policia, në pranga ka rënë shtetasi Eduard Xhezo, 31 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e tij në lagjen 24 Maji pasi gjatë  kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur në trup një armë zjarri të llojit Pistoletë-Çeke, e mbushur me një krëhër me 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se kontrolle të tilla do të vazhdojnë të ushtrohen edhe në ditët në vijim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksione “blic” në Lezhë, kontrolle nëpër rrugë, automjete, lokale dhe banesa: Çfarë po kërkon policia (VIDEO)
Ja sa kalori digjni kur bëni punët e shtëpisë »
Article Logic
Execution time: 0.010401010513306
array(1) { ["section"]=> string(67) "2-aksione-te-befasishme-ne-vlore-policia-arreston-31-vjecarin-65885" }