Një gjest për tu vlerësuar ky i protestuestuesve... Ndërkohë që vijonte protesta e opozitës në zonën e Kombinatit në Tiranë nuk kanë munguar edhe rastet e urgjencave. Nuk bëhet fjalë për incidente mes protestuesve, por raste të urgjencave të qytetarëve që nuk kanë lidhje me protestën e sotme.
Por, kur bëhet fjalë për të tilla raste, protestuesit kanë treguar qytetari dhe kanë hapur rrugën për autoambulancën dhe qarkullimin e saj në mënyrë të lirshme drejt spitalit.
Kjo pasi rrugët kryesore në kryeqytet janë bllokuar në disa pika strategjike dhe për pasojë, edhe ambulancat kanë hasur në një ditë mjaft të vështirë në përballjen me trafikun. Rastet janë shënuar në zonën e Kombinatit dhe në zonën e shkollës Teknologjike në Tiranë. Videot tregojnë më shumë lidhur me këtë situatë.
Incident nga protesta e opozitës by newsbomb-al
Incident nga protesta by newsbomb-al