2 autobusë me 22 pasagjerë mbyten në lumë pas shembjes së urës

Publikuar tek: bota, më 15:38 03-08-2016 2 autobusë me 22 pasagjerë mbyten në lumë pas shembjes së urës

Rreth 20 njerëz janë në kërkim, pasi një prej dy urave të mëdha në një autostradë që lidh qytetet indiane, Mumbain dhe Goan, u rrëzua mbi lumin e fryrë Savitri. Gjasat janë të pakta që ata të gjenden gjallë.

“Ura u rrëzua rreth orës 2 të mëngjesit, sipas orës lokale, duke dërguar dy autobusë në ujërat e tërbuara”, tha zv.komandanti i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive dhe Mbrojtjes Civile (NDRF).

Autobusët e udhëtarëve shtetëror mbanin 22 persona, 18 udhëtarë, dy faturinot dhe dy shoferët.

Dy trupa janë gjetur, tha zv.komandanti.

Presioni i lartë i rrjedhës së lumit Savitri shkaktoi kolapsin, tha kryeministri Maharashtra, Devandra Fadnavis.

Ura me një korsi është ndërtuar që në kohën e kolonive Britanike.

Përpjekjet e shpëtimit po zhvillohen me katër ekipe NDRF, helikopterë të marinës, anije dhe zhytës në vendin e ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të dhunuara dhe shtatzënë, realiteti i të miturave në Afganistan
Në Kinë del në qarkullim autobusi gjigant »
Article Logic
Execution time: 0.012887954711914
array(1) { ["section"]=> string(68) "2-autobuse-me-22-pasagjere-mbyten-ne-lume-pas-shembjes-se-ures-48638" }