2 baballarë të dhunshëm në pranga, njëri përndiqte ish-gruan dhe kërcënonte djalin e tyre 13-vjeç, tjetri rrihte gruan në sy të fëmijëve të mitur

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 28-01-2020 2 baballarë të dhunshëm në pranga, njëri përndiqte ish-gruan dhe kërcënonte djalin e tyre 13-vjeç, tjetri rrihte gruan në sy të fëmijëve të mitur Ilustruese

Ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen dy baballarë të dhunshëm në kushtet e flagrancës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. Th., 40 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka përndjekur bashkëshorten e tij, shtetasen B. TH., 40 vjeçe, banuese në Fier (të cilët janë në proces divorci) si edhe ka kërcënuar djalin e tyre të mitur 13 vjeç.

  • I. M., 44 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve të tyre të mitur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. M., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Përndjekja"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041569948196411
array(1) { ["section"]=> string(150) "2-baballare-te-dhunshem-ne-pranga-njeri-perndiqte-ish-gruan-dhe-kercenonte-djalin-e-tyre-13-vjec-tjetri-rrihte-gruan-ne-sy-te-femijeve-te-mitur-193370" }