2 “Kam 2 djemtë pa punë”, Rama ia premton live qytetares: Sa të mbaroj takimin do shkojmë bashkë te zyra e punës

Publikuar tek: barometri, më 08:16 02-07-2018 2 “Kam 2 djemtë pa punë”, Rama ia premton live qytetares: Sa të mbaroj takimin do shkojmë bashkë te zyra e punës

Kryeministri Rama ndodhet në Korçë në kuadër të turit të llogaridhënies. Që aty teksa po bën një bashkëbisedim me qytetarët Rama i bëri premtimin live një qytetareje.

 

Kjo e fundit iu ankua Ramës se ka 2 djemtë pa punë, ndërsa nuk kanë gjetur asnjë lloj mundësie tek Zyrat e Punës. Ndërsa numri një i qeverisë i premtoi se menjëherë pas mbledhjes do të shkojnë ne zyrat e punës dhe brenda një ore do të zgjidhet problemi.

Biseda:

Qytetarja: Zoti kryeminstër dua ta nis fjalën time me një fjalë të urtë. Vete gjuha ku dhemb dhëmbi. Mua dhëmbi më vete te papunësia. Kam 2 djemtë pa punë edhe vetë. Kanë shkaur në zyrat e punës dhe asnjë zghidhje.

Rama: Për një orë ti dhe djemtë. Për të dy do mbarojmë tani takimin bashkë dhe do shikosh që e vërteta është ndryshe. Do të të ofrojnë vend pune. Sepse kur diksuh do punë, por punë ama, gjithmonë ka një mundësi. Sa të mbaroj takimin ne bashkë do kemi provën e kesaj që të thashë. Duhet të jetë drejtori këtu.

Qytetarja: Shumë faleminderit

Rama fton të flasë drejtori i Zyrës së Punës në Korçë.

Drejtori: Sapo të mbarojmë do e zgjidhim këtë çështje. Do shikojmë për 8 vendet që janë të hapur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018704891204834
array(1) { ["section"]=> string(115) "2-kam-2-djemte-pa-pune-rama-ia-premton-live-qytetares-sa-te-mbaroj-takimin-do-shkojme-bashke-te-zyra-e-punes-126428" }