2 kongresmenët e SHBA në Shqipëri, Ambasada Amerikane tregon çfarë diskutuan me Bashën dhe Metën

Publikuar tek: aktualitet, më 20:25 02-08-2017 2 kongresmenët e SHBA në Shqipëri, Ambasada Amerikane tregon çfarë diskutuan me Bashën dhe Metën

Dy kongresmenët Amerikanë Devin Nunes dhe Rick Crawford gjatë vizitës së tyre në Shqipëri ditët e fundit, kanë zhvilluar takime me Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë.

Ambasada Amerika në Tiranë ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë vizitë të dy kongresmenëve dhe diskutimet që u bënë me zyrtarët shqiptarë.

Gjatë takimeve me Metën, Bashën dhe zyrtarët e tjerë, Ambasada lajmëron se “ata e vunë theksin në rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe nevojshmërinë për zbatimin e reformave kyçe”.

Deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Devin Nunes dhe Rick Crawford vizituan Shqipërinë, ku u takuan me një sërë udhëheqësish për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë aleancën e NATO-s, sigurinë rajonale, bashkëpunimin për mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë vizitës së tyre, Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve Nunes dhe Craëford u takuan me Presidentin Meta, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, dhe zyrtarë të tjerë. Ata vunë theksin në rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe nevojshmërinë për zbatimin e reformave kyçe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017574071884155
array(1) { ["section"]=> string(101) "2-kongresmenet-e-shba-ne-shqiperi-ambasada-amerikane-tregon-cfare-diskutuan-me-bashen-dhe-meten-88103" }