2 mijë euro gjobë anijes me turistë në Sarandë, reagon Drejtoria Detare: Ja si është e vërteta

Publikuar tek: aktualitet, më 11:49 09-08-2018 2 mijë euro gjobë anijes me turistë në Sarandë, reagon Drejtoria Detare: Ja si është e vërteta

Reagon Drejtoria e Përgjithshme Detare për gjobitjen e anijes turistike me 702 turistë në bord nga Kapiteneria e Sarandës, dy ditë më parë.

Ndërsa administratori i anijes pretendonte se ishte i pajisur me dokumentacion të nevojshëm, nga ana tjetër DPD argumenton se gjoba është vendosur bazuar në kodin detar.

Reagimi i plotë:  

Drejtoria e Përgjithshme Detare(DPD) është njohur nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale me akuzat për “pengim” të turizmit në Sarandë.

DPD hedh poshtë këto akuza dhe i bën me dije opinionit publik se,  nuk janë gjë tjetër veçse sulme, shpifje dhe mashtrime, që  bëhen për të goditur punën e suksesshme të këtij institucioni në vendosjen e standardeve për sigurinë lundrimore dhe sigurinë e jetës së turistëve.

Rasti i Anijes “Red Star”,  e cila erdhi në Sarandë me shtetas italianë është rasti tipik i abuzimit dhe shpërdorimit të së drejtës detare dhe ligjeve në fuqi. Kjo anije,  e liçensuar për të  kryer lundrime në linjën Vlorë-Brindisi për transport ndërkombëtar detar  automjetesh dhe pasagjerësh, pa leje dhe pa liçensë  dhe pa asnjë njoftim nga autoritetet detare niset dhe kryen linjën  Brindisi-Korfuz-Sarandë,  si anije turistike duke shkelur rëndë Kodin Detar dhe Udhëzimin për liçensimin e linjave ndërkombëtare. Kjo anije në shkelje flagrante ligjore  ka braktisur linjën Vlorë-Brindisi,  duke krijuar kaos të lëvizjese së  shtetasve  dhe mjeteve,  që duan të udhëtojnë nga Brindisi(Itali)  në Vlorë dhe duke rritur artificialisht çmimin e biletave. Theksojmë se,  kjo   anije nuk disponon liçensë për anije turistike,  pasi ligji e shpreh qartë se ndalohet që nje anije që kryen  linjë detare  ndërkombetare të kryejë udhetime  turistike. Ajo mund të vinte në dispozicion një  anije tjetër dhe pasi ta  liçensonte për udhetime turistike, të ushtronte këtë aktivitet.

Për këto shkelje anija “Red Star” është gjobitur sipas Kodit Detar me 2000 euro.

DPD nuk ka penguar asnjë moment levizjet turistike,  përkundrazi ka lehtësuar procedurat,  për jahtet e huaja që prekin ujërat tona dhe kjo duket qartë te fluksi madh i jahteve që po vizitojnë vendin tonë. DPD nuk do të tolerojë asnjë kompani që shkel standardet dhe do ndëshkojë cilindo që shkel këto rregulla e ligjet në fuqi.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del raporti: Sa gjyqtarë e prokurorë e kaluan VETTINGUN, ja ‘kokat e prera’ (SHIFRAT)
“Ngatërrova frenat me gazin”, flet shoferja që vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011044979095459
array(1) { ["section"]=> string(99) "2-mije-euro-gjobe-anijes-me-turiste-ne-sarande-reagon-drejtoria-detare-ja-si-eshte-e-verteta-130599" }