Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e ish-deputetit Mark Frroku për riekspertim të pasurisë.
Sipas ekspertes Frroku ka 2 milionë $ të pajustifikuara ndërkohë që ish-deputeti pretendon se ekspertja kontabël nuk kishte licencë.
Raporti i ekspertes së pasurisë akuzon Frrokun për pastrim parash.
Po ashtu Prokuroria e Përgjithshme vërtetoi se ish-deputeti ka një pasuri të pajustifikuar prej 2 milionë dollarësh. Ekspertja hartoi raportin e kërkuar, por në seancën e disa ditëve më parë në gjykatën e Tiranës deklaroi se nuk zotëronte licence për ushtrimin e profesionit, çka shkaktoi debat të fortë mes palëve.