2 të plagosur në Elbasan/ I tha gruas ‘ku ishe’, si nisi sherri mes 71 vjeçarit që më pas humbi ‘toruan’ dhe qëlloi breshëri me kallash

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 24-09-2020 2 të plagosur në Elbasan/ I tha gruas ‘ku ishe’, si nisi sherri mes 71 vjeçarit që më pas humbi ‘toruan’ dhe qëlloi breshëri me kallash Ne foto autori Lefter Zhidru, 71 vjeç

Zbardhet si ka nisur sherri mes 71 vjeçarit Lefter Zhidru dhe gruas së tij, para se të terrorizonte Elbasanin.

Siç kanë treguar fqinjët, kur bashkëshortja e tij ka hyrë në shtëpi së bashku me mbesën, i moshuari i ka kërkuar llogari se ku ishte dhe pas kësaj ka plasur konflikti.

Ai ka humbur toruan dhe ka shkuar të marrë armën e zjarrit për të vrarë të shoqen. Ajo e ka kuptuar, ka dalë nga banesa dhe më pas ka njoftuar policinë.

Pasi ka mbërritur policia, Zhidru nuk ka pranuar të dorëzohet. Agresori terrorizoi Elbasanin nga të shtënat me armë, shumë prej tyre të nisura drejt policëve. Nga te shtënat me armë ai la të plagosur dy të rinj kalimtarë, Ledio Saraçi 22 vjeç dhe Adenouer Konaxhiu, 21 vjeç.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/nga-elbasani-ky-eshte-71-vjecari-qe-plagosi-2-te-rinjte-dhe-po-i-ben-zbor-policise-foto-221504

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014024019241333
array(1) { ["section"]=> string(136) "2-te-plagosur-ne-elbasan-i-tha-gruas-ku-ishe-si-nisi-sherri-mes-71-vjecarit-qe-me-pas-humbi-toruan-dhe-qelloi-bresheri-me-kallash-221508" }