Dy tragetet e linjës Bari-Durrës janë nisur këtë mëngjes disa orë me vonesë nga orari i parashikuar.
Shkak është bërë moti i keq me erë dhe dallgë të forta në det të hapur. Si pasojë e dallgëve 7 deri në 8 ballë, trageti i parë është nisur 2 orë me vonesë në drejtim të Durrësit, ndërsa trageti tjetër është nisur 3 orë me vonesë.
Gjatë ditës së sotme metereologët kanë parashikuar mot me shira dhe erë në disa zona të vendit.