2 vite pas shembjes së urës 'Morandi' që iu mori jetën 43 personave, inagurohet ura e re në Itali (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 08:17 04-08-2020 2 vite pas shembjes së urës 'Morandi' që iu mori jetën 43 personave, inagurohet ura e re në Itali (FOTO) Ura e re ne Itali

Pothuajse dy vite pas shembjes së urës Morandi që iu mori jetën 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë, është inaguruar edhe ura e re në Genoa të Italisë.

Ura e re do të quhet "Ponte San Giorgio" dhe do të zëvendësojë urën e vjetër që u shemb në 14 gusht të vitit 2018.

Punimet për urën e re nisën që nga janari i vitit 2019, me qindra punëtorë që punuan papushim dhe as pandemia e koronavirusit nuk i ndaloi që të vazhdonin punimet dhe të respektonin afatet për ndërtimin e urës së re.

Më 19 korrik, 16 kamionë kaluan njëkohësisht mbi urë për të provuar se sa peshë ishte në gjendje të mbante.

Ura Morandi bashkonte dy autostrada të rëndësishme që lidhin Italinë me Francën. Ajo u ndërtua në vitin 1967 dhe vitet e fundit kishte shkaktuar shqetësim në mesin e inxhinierëve, pasi kishin vënë re një degradim të saj.

Fotot nga Reuters:

116909616_10158438992309536_8692706380891525651_o.jpg116875948_10158438992319536_2057281162284234557_o.jpg116975633_10158438992299536_1404273166834932771_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010065078735352
array(1) { ["section"]=> string(106) "2-vite-pas-shembjes-se-ures-morandi-qe-iu-mori-jeten-43-personave-inagurohet-ura-e-re-ne-itali-foto-216001" }