2 vjeçarja nga Lushnja vdes në kanalin vaditës pas aksidentit, prindërit në gjendje tepër të alkoolizuar

Publikuar tek: aktualitet, më 08:35 17-04-2017 2 vjeçarja nga Lushnja vdes në kanalin vaditës pas aksidentit, prindërit në gjendje tepër të alkoolizuar

Ditën e djeshme në autostradën e Lushnjës pësuan aksident një çift së bashku me fëmijën e tyre 2 vjeçare dhe një person tjetër që i shoqëronte. Pasi policia arriti në vendngjarje 2 vjeçarja rezultoi e zhdukur, ku nisën menjëherë kërkimet.

Policia e Lushnjës raporton se ka arritur ta gjejë trupin e saj të mbytur në ujrat e kanalit vaditës. Vajza e vogël me inicialet D.A. u gjet e mbytur në kanalin vaditës ku ishte përmbysur automjeti.

Në automjet udhëtonin 4 persona, ku mes tyre edhe vajza e vogël. Ata ishin, drejtuesi i mjetit Mikael Dhano 50 vjeç, babai i fëmijës, Besnik Alla 25 vjeç dhe mamaja e vajzës Arenalda Asllani 22 vjeçe. Të tre personat të cilët ndodheshin në automjet kanë qenë në gjendje tepër të dehur.
Si pasojë e këtij aksidenti 22 vjeçarja ka marrë plagë të lehta dhe po kurohet në spitalin e Lushnjes, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mega-operacioni në Durrës, ky është shefi i policisë që u arrestua mbrëmë për bashkëpunim me trafikantët e drogës (FOTO)
I zuri rrugë me biçikletë, polici i krimeve të Rënda e dhunon dhe arreston në sy të gruas e fëmijëve (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011210918426514
array(1) { ["section"]=> string(108) "2-vjecarja-nga-lushnja-vdes-ne-kanalin-vadites-pas-aksidentit-prinderit-ne-gjendje-teper-te-alkolizuar-75422" }