2 vjet i zhdukur/ Policia gjermane gjen 15-vjeçarin në një dollap, në shtëpinë e një autori të dyshuar për pornografi me të mitur (HISTORIA)

Publikuar tek: bota, më 15:07 23-12-2019 2 vjet i zhdukur/ Policia gjermane gjen 15-vjeçarin në një dollap, në shtëpinë e një autori të dyshuar për pornografi me të mitur (HISTORIA) Foto ilustruese

Policia gjermane ka gjetur një adoleshent të zhdukur dy vjet më parë, në një dollap, në shtëpinë e një personi të dyshuar për pornografi me të mitur.

15 vjeçari u gjet në një apartament në qytetin Recklinghausen, ditën e premte, teksa efektivët e policisë po kërkonin për fotografi të abuzimit të fëmijëve, thotë policia.

Pasi u shpëtua, ai u dërgua në një klinikë të shëndetit mendor, ku po vlerësohet gjendja e tij psikologjike.

44 vjeçari, u arrestua për vepra të rënda seksuale, ndërsa policia sekuestroi të gjitha disqet e të dhënave, në cilësinë e provave materiale.

Si u zhduk 15 vjeçari?

Sipas mediave gjermane, për shkak të problemeve të vazhdueshme familjare, djaloshi ishte larguar nga familja dhe ishte vendosur në një strehëz për fëmijët pa kujdes prindëror, në periferi të qytetit të Recklinghausen, 100 km në veri të Këlnit.

Ishte një ditë e nxehtë verë kur djali përshëndeti njërën nga kujdestaret e qëndrës dhe ‘nuk u bë më i gjallë’. Punonjësit socialë e raportuan të zhdukur, lajmi u bë publik dhe u transmetua  përmes televizioneve të cilat kërkonin ndihmë, por asgjë nuk u dëgjua prej tij, deri këtë të premte.

Në një prononcim për gjermanen ‘Bild’, nëna e tij, pasi u bashkua me të birin, tha:

‘Mezi e kam njohur, kur e pashë atë ditë. Dukej si i moshuar. Mbante veshur të njëjtat rrobat që kishte ditën kur u zhduk’.

Djali i tha së ëmës, se kishte dy vjet që nuk dilte, ishte i mbyllur dhe nuk e kishte parë dritën e diellit.

Çfarë ndodhi me autorin e dyshuar?

Ai doli tëë shtunën para Gjykatës, sepse kishte marrë masën ‘arrest me burg’ nën akuzën e veprave të rënda seksuale.

Sipas deklaratës së policisë gjermane, dhënë të premten, banesa e tij u kontrolla e gjitha në mënyrë të imtësishme dhe një qen i stërvitur u përdor për të zbuluar disqet me të dhëna.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013108968734741
array(1) { ["section"]=> string(143) "2-vjet-i-zhdukur-policia-gjermane-gjen-15-vjecarin-ne-nje-dollap-ne-shtepine-e-nje-autori-te-dyshuar-per-pornografi-me-te-mitur-historia-190172" }