2 vjetori i vrasjes së Konstandinos Kacifas, familjarët zhvillojnë ceremoni private në Bularat: Ai e bëri këtë edhe për shqiptarët…(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 24-10-2020 2 vjetori i vrasjes së Konstandinos Kacifas, familjarët zhvillojnë ceremoni private në Bularat: Ai e bëri këtë edhe për shqiptarët…(E PLOTË)

Ditën e sotme po zhvillohet ceremonia përkujtimore e dy vjetorit të vdekjes së Konstantinos Katsifas i cili u vra nga forcat RENEA në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarresh.

Në ceremoninë përkujtimore kanë marrë pjesë familjarët, të afërmit dhe përfaqësuesit e OMONIA-s.

Kunati i Kacifas, Vangelis Sakellarakis është shprehur se ai e bëri këtë edhe për shqiptarët pasi në vend nuk ka demokraci.

“Ai nuk e bëri vetëm për vete, por edhe për grekët dhe shqiptarët, pasi në këto vende mungon demokracia. Ai kërkonte demokraci,” është shprehur kunati i Kacifas.

Ndër të tjera ai është shprehur se çështja e Konstadinos Kacifas është dërguar në Gjykatën Evropiane dhe do të shqyrtohet atje.

Ndërkohë edhe pse kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e ekstremistit grek, banorët deklarojnë se prej ditësh forcat e policisë shqiptare po monitorojnë lëvizjet e familjes Kacifas.

Kujtojmë që Konstandinos Kacifa në 28 tetor të 2018 qëlloi mbi policinë shqiptare me breshëri kallashnikovi, ditën kur në Bularat po mbahej ceremonia për rivarrimin e ushtarëve grekë. Situata u tensionua dhe grupet Renea u nisën menjëherë nga Tirana për të marrë në dorë kontrollin e situatës. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, Kacifas mbeti i vrarë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E futën në thes me një mace të egër, e rrahën barbarisht deri në vdekje se nuk iu dorëzua epsheve të sigurimsit, përkujtohet sot në Shkodër 22 vjecarja MARIE TUCI (HISTORIA TRAGJIKE)
Zuri ngushtë gazetaren për taksat, ekonomisti Pano Soko ‘ia numëron' një nga një Ramës: Ja sa paguan Marsela dhe sa paguan ti (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012660980224609
array(1) { ["section"]=> string(142) "2-vjetori-i-vrasjes-se-konstandinos-kacifa-familjaret-zhvillojne-ceremoni-private-ne-bularat-ai-e-beri-kete-edhe-per-shqiptaret-e-plote-224975" }