20 bimë kanabis prangosin 2 persona, në kërkim 2 vlonjatët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 03-06-2017 20 bimë kanabis prangosin 2 persona, në kërkim 2 vlonjatët (EMRAT)

Ditën e djeshme pas informacioneve të marra në rrugë operative për kultivim bimësh në fshatin Lapardha të Selenicës, menjëherë shërbimet filluan kontrollin e zonës në fjalë dhe gjatë kontrolleve të ushtruara pranë vendit të quajtur "Kodra e Likajve" kanë konstatuar 3 parcela në afërsi të njëra-tjetrës të mbjella me 20 bimë narkotike me gjatësi deri në 15 cm, si dhe 48 fidanë të vegjël të mbjella në kubikë.

 Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se bimët janë mbjellë në pronë private në pronësi të 3 shtetasve, prej të cilëve njëri u arrestua në flagrancë ndërsa dy të tjerët u shpallën në kërkim: Engjëll Likaj, 56 vjeç (arrestuar) B.Likaj, 78 vjeç (u shpall në kërkim) Z.Likaj, 58 vjeç (u shpall në kërkim)

 Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kaninë, Vlorë, shërbimet kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike në një parcelë, me gjatësi deri në 40 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.

 Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, me banim në afërsi të kësaj parcele, shtetasin: Llambro Limaj, 41 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e rëndë, kundërshton policët dhe nxjerr thikën t’i qëllojë, arrestohet 32 vjeçari (TË GJITHA DETAJET- Si ndodhi)
Tronditet Vlora, hidhet nga kati i tretë i pallatit një burrë, gjen vdekjen e menjëhershme »
Article Logic
Execution time: 0.010938167572021
array(1) { ["section"]=> string(69) "20-bime-kanabis-prangosin-2-persona-ne-kerkim-2-vlonjatet-emrat-81057" }