20 deputetë të Parlamentit Europian dënojnë shembjen e Teatrit Kombëtar: Ishte dëshmitar i historisë së plagëve të Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:52 29-05-2020 20 deputetë të Parlamentit Europian dënojnë shembjen e Teatrit Kombëtar: Ishte dëshmitar i historisë së plagëve të Shqipërisë FotoArkive: Shembja e Teatrit Kombetar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar një letër të 20 deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët dënojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, nga fadromat e IKMT më datë 17 maj 2020 në orët e para të mëngjesit.

Deputetët europianë e konsiderojnë Tetarin si një vlerë e rëndësishme historike dhe kulturore e Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane dhe i kërkojnë Komisionit Evropian të shprehë një qëndrim të qartë mbi këtë cështje, e të shtojë vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Letra e plotë e deputetëve europianë në gjuhën shqipe, e publikuar nga Aleanca për Teatrin:

Në vëmendje të:

Joseph Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë dhe Zëvëndës President i Komisionit,

Margaritis Schinas, Zëvëndës Presidente e Komisionit, përgjegjëse për “Promovimin e mënyrës evropiane të jetës”

Mariya Gabriel, Komisionere për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe të Rinjtë

Oliver Varhelyi, Komisioner për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit

Bruksel, E enjte, 28 Maj 2020

Z. Përfaqësues i Lartë,

Z, Zëvëndës-President

Zonja dhe Zotërinj Komisionerë,

Në datën 17 Maj, në Shqipëri, një sulm i rëndë u krye ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në kontekstin e vecantë të pandëmisë COVID-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës morën një vendim brutal për shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, deri atëherë e zënë nga shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë qenë duke luftuar për mbrojtjen e saj për shumë vite, disa prej të cilëve u arrestuan.

Edhe pse ky teatër, ndërtuar 80 vite më parë, kishte nevojë për t’u restauruar, ishte pjesë e trashëgimisë të Shqipërisë. Dëshmitar i historisë së Shqipërisë, plagëve të saj. I ndërtuar gjatë pushtimit italian, ai u shndërrua në vitet e fundit të historisë së vendit si një parajsë e lirisë së shprehjes dhe jetës kulturore.

Duhet të kujtojmë që ishte njohur si një nga “7 sitet më të rrezikuara në Evropë” nga Organizata Joqeveritare e Trashëgimisë Europa Nostra, gjatë këtij viti më 24 Mars.

Autoritetet shqiptare argumentuan se Teatri do të rindërtohej si pjesë e projekti të ri urban, pa marrë në konsideratë vlerat e tij historike dhe kulturore, dhe mbi të gjitha pa asnjë dialog me popullsinë, grupet e interesuara të trashëgimisë dhe botën e kulturës. Dialog, i cili u kërkuar nga Komisionerja Gabriel disa ditë përpara shembjes.

Vlerat evropiane duhet të mbrohen dhe shpërndahen në të gjitha kontinentin. Prandaj, ne bëjmë thirrje për një vëmendje të shtuar ndaj trajtimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Ne, si Anëtar të Parlamentin Evropian, iu kërkojmë të shprehni një pozicion të qartë të Bashkimit Evropian mbi këtë cështje, fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor, dhe në marrëdhëniet me shtetet tona fqinje, të promovoni një politikë që respekton trashëgiminë.

Në pritje të përgjigjes tuaj, ju lutem pranoni, Z. Përfaqësues i Lartë, Z. Zëvëndës-President, Zotërinj dhe Zonja Komisionerë, shprehjen e konsideratave tona më të larta.

101807844_250351259740439_8889395994098139136_n.jpg
101293498_250351269740438_3348732768866533376_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098259449005127
array(1) { ["section"]=> string(131) "20-deputete-te-parlamentit-europian-denojne-shembjen-e-teatrit-kombetar-ishte-deshmitar-i-historise-se-plageve-te-shqiperise-208348" }