‘20% e kryeqytetit është imunizuar nga Covid-19’, Sulcebe: Një person që ka kaluar virusin...

Publikuar tek: aktualitet, më 18:53 28-10-2020 ‘20% e kryeqytetit është imunizuar nga Covid-19’, Sulcebe: Një person që ka kaluar virusin...

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë sa vijnë dhe çdo ditë janë në rritje. Numri më i lartë i jetëve të humbura në 24 orë ka arritur në 7, ndërsa rastet ditore në 311.

Vendi ynë është ende larg imunizimit të tufës që duhet të jetë në nivelin 60%. Ndërkohë imunologu Genc Sulcebe thotë se aktualisht në Tiranë 20% e qytetarëve mund të kenë krijuar imunitet nga Covid-19.

“Aktualisht në Tiranë ne duhet të jemi afër shifrës 20%, por në rang vendi shifrat janë më të ulta padyshim, mund të jemi tek 10% akoma”, tha mjeku i njohur për Report tv.

Sulcebe qetëson qytetarët duke sqaruar se një person që e ka kaluar koronavirusin i zgjate periudha e imunitetit.

“Imuniteti është në varësi të intensitetit të kalimit të sëmundjes. Për shembull imuniteti ndaj SARS dhe MERS është afatgjatë, janë gjetur edhe mbas shumë vitesh antitrupa në këto individë. Mendohet se imuniteti edhe këtu do të jetë i ngjashëm pra do të ketë një zgjatje mbas një, dy apo dhe më tepër vjet padyshim. Pra duhet të jemi të qetë që mbas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet pra jemi të mbrojtur nga reinfektimet e mëtejshme”, u shpreh Sulcebe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Popullsia e Ballkanit po shkon drejt plakjes', Ministri Gjerman Maas: Shqipëria në BE vetëm nëse na lejojnë...
Asteroidi 1.000 metra i gjërë kërcënon Tokën, ekspertët zbulojnë datën dhe vitin e përplasjes »
Article Logic
Execution time: 0.01763391494751
array(1) { ["section"]=> string(92) "20-e-kryeqytetit-eshte-imunizuar-nga-covid-19-sulcebe-nje-person-qe-ka-kaluar-virusin-225541" }