Pasi gjeti 20 kilogramë drogë në automjetin e braktisur, policia ka zbuluar edhe autorin.
Redian Baja, 28 vjeç, banues në fshatin Kuç të Vlorës është shpallur në kërkim nga policia për shkak të ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë. Siç bëjnë me dije zyrtarët e policisë, rreth orës 22:00, ky shtetas ka braktisur automjetin e tij tip Volskvagen-Polo në lagjen “Pavarësia”, bashke me 20 KG Kanabis që ndodheshin në bagazhin e mjetit dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia njofton se po punon për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.