20 milionë euro në lojë për kualifikimin e Shqipërisë në “Francë 2016”

Publikuar tek: sport, më 19:42 10-10-2015 20 milionë euro në lojë për kualifikimin e Shqipërisë në “Francë 2016”

Shqipëria do të luaj ditën e nesërme shansin e fundit kundër Armenisë për tu kualifikuar direkt në Kampionatin Europian Francë 2016.

Nëse Kombëtarja siguron 3 pikëshin e artë, atëherë fitimet për FSHF-në do të jenë të konsiderueshme. UEFA ka vendosur që të rrisë shpërblimet për kombëtaret që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

12 milionë euro do të përfitonte Shqipëria nëse kualifikohej në fazën e grupeve të Euro2016, por kjo shumë mund të arrijë deri në rreth 20 milionë euro duke marrë parasysh edhe sponsorat që u afrohen Kombëtareve në këtë kompeticion të rëndësishëm.

Një shumë e konsiderueshme të ardhurash këto për Federatën shqiptare, të cilat në rast të një kualifikimi, mund të përdoreshin për investime në zhvillimin e talenteve të reja brenda Shqipërisë, që ecuria e suksesshme Kombëtares tonë të jetë e vazhdueshme edhe në vitet e ardhshme.

Lexo edhe: De Biasi në konferencë: Nesër i tregojmë Armenisë se një vend i vogël mund t’ia dalë

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02565598487854
array(1) { ["section"]=> string(74) "20-milione-euro-ne-loje-per-kualifikimin-e-shqiperise-ne-france-2016-22829" }