20 plumba automatiku drejt lokalit! 'Largohuni se do na vrasin', si i shpëtoi kamarieri pronarët në Fier

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 13-04-2018 20 plumba automatiku drejt lokalit! 'Largohuni se do na vrasin', si i shpëtoi kamarieri pronarët në Fier Nga sulmi ne Fier

Autorët e sulmit të para tri ditëve në Fier ende nuk janë kapur, por ABC News mësoi se si shpëtuan Boriqajt.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, nipi i pronarëve të lokalit, i cili është kamariar, tregoi se para se të qëllohej ai vërejti lëvizje të dyshimta.

Sulmi ndaj Boriqëve në Fier, të njohur edhe si fis të fortësh dështoi për shkak se nipi i pronarëve pa atentatorët.

Kamarier te dajat, ai bërtiti: “Largohuni se do na qëllojnë”, “do na vrasin”.

Ky ka qenë momenti kur dy vëllezërit Boriqi dhe klientët u fshehën ne ambjentet e brendshme të lokalit, duke u shmangur nga rrezja e plumbave.

20 plumba automatiku u derdhën mbi fasadën e barit, por për fat nuk pati të lënduar.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin në periferi të qytetit. Policia nuk ka zbardhur ende shkakun e ngjarjes, edhe pasi Boriqët u morën në pyetje. Ata kanë thënë se nuk kanë probleme me njeri dhe nuk dyshojnë tek askush.

Një burim i policisë i tha ABC Neës kjo dëshmia e tyre mund të jetë shmangie ndaj së vërtetës. Megjithatë ende nuk janë gjetur gjurmët e autorëve të ngjarjes. /abcneës.al

Makina e cila u la afër stacionit të trenit u shkrumbua dhe policia gjeti në brendësi të saj edhe armën e krimit dhe një karikator.

 

/ Marrë nga abcnews.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestrohet FUORISTRADA me gjysmë ton drogë në KAVAJË, arrestohet i riu (Në kërkim PRONARI dhe 3 të tjerë)
Arrestohet në TIRANË i kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013144016265869
array(1) { ["section"]=> string(107) "20-plumba-automatiku-drejt-lokalit-largohuni-se-do-na-vrasin-si-i-shpetoi-kamarieri-pronaret-ne-fier-116763" }