“20 vite më parë u diplomova,” rrefimi i këshilltarit të Metës: Jam përballur me sfida të shumta, Juristëve të rinj…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:23 07-07-2020 “20 vite më parë u diplomova,” rrefimi i këshilltarit të Metës: Jam përballur me sfida të shumta, Juristëve të rinj… Bledi Dervishaj

“Asgjë nuk ka ndryshuar që prej asaj dite e deri më sot…” kështu shprehet këshilltari juridik i presidentit Ilir Meta, Bledi Dervishaj, i cili kujton diplomimin 20 vite më parë.

Dervishaj thotë se në këto 20 vite është përballur me sfida të shumta e të vështira.

“Në këto 20 vite si jurist, drejtësia, personalisht, më ka përballur me sfida të shumta, të paimagjinueshme dhe të vështira. Besimplotë sot mund të them që e kam dhe më ka sfiduar,” shprehet ai.

Dervishaj e ka edhe një mesazh për juristët e rinj, drejtësia herët a vonë do ta gjejë një hapësirë të depërtojë.

Shkrimi i plotë:

Sot, 20-vite më parë, u diplomova me Titullin Jurist me shpresën, vullnetin, dhe gatishmërinë për t’i shërbyer Kushtetutës së Shqipërisë, Ligjit, për një drejtësi për të gjithë.

Asgjë nuk ka ndryshuar që prej asaj dite e deri më sot me përjashtim të një kënaqësie të shtuar dhe ndjenje krenarie për çdo shërbim ndaj vendit tim, rendit juridik dhe shtyllave themeltare të shtetit të së drejtës.

Në këto 20 vite si jurist, drejtësia, personalisht, më ka përballur me sfida të shumta, të paimagjinueshme dhe të vështira. Besimplotë sot mund të them që e kam dhe më ka sfiduar.

Kënaqësia për të mbrojtur të drejtën dhe interesin publik, jo vetëm ka shtuar besimin tim tek ligji, por është një shtysë edhe më e madhe për t’i shërbyer atij deri në fund.

Juristëve të rinj me ëndrra sikurse të miat të 20-viteve më parë, i inkurajoj që të kenë besim tek drejtësia dhe forca e ligjit.

Sado të dobta mund të duken institucionet nën optika kalimtare, ligji asnjëherë nuk e humbet fuqinë e tij! Ai është aty, në pritje për t’u zbatuar!

Drejtësia është e vërteta në veprim. Ajo është si rrezja e diellit, që nuk mbulohet dot nga asgjë!

Ajo, herët apo vonë, do ta gjejë gjithnjë një hapësirë të depërtojë!

BD

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096240043640137
array(1) { ["section"]=> string(117) "20-vite-me-pare-u-diplomova-rrefimi-i-keshilltarit-te-metes-jam-perballur-me-sfida-te-shumta-juristeve-te-rinj-213148" }