20 vite nga masakrat në Poklek e Çikatovë, Thaçi: Pas dy dekadash, askush nuk u ndëshkua nga drejtësia

Publikuar tek: rajon, më 10:53 17-04-2019 20 vite nga masakrat në Poklek e Çikatovë, Thaçi: Pas dy dekadash, askush nuk u ndëshkua nga drejtësia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar sot masakrën e forcave serbe 20 vjet më parë në Poklek dhe Çikatovë ndaj popullsisë shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka kujtuar viktimat, ndërsa shkruan se edhe pas dy dekadash, askush nga urdhëruesit dhe ekzekutorët nuk është ndëshkuar nga drejtësia.

"Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia", shkruan Thaçi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030494213104248
array(1) { ["section"]=> string(106) "20-vite-nga-masakrat-ne-poklek-e-cikatove-thaci-pas-dy-dekadash-askush-nuk-u-ndeshkua-nga-drejtesia-160757" }