20 vite pas rrëmbimit të vajzës, kush është 64 vjeçarja që shpreson ende (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:07 19-07-2019 20 vite pas rrëmbimit të vajzës, kush është 64 vjeçarja që shpreson ende (FOTO) 64 vjeçarja Prena Molla - e bija e zhdukur, Mimoza

Kjo është Prena Molla 64 vjeçarja nga fshati Sukth i Krujës, e cila prej afro 20 vitesh është në kërkim të vajzës së saj Mimoza. 

Hallet e kësaj familje nuk kanë të sosur, përpos vajzës së rrëmbyer në moshën 17 vjeçare, dhe dy djemtë e saj kanë vështirësi të menaxhojnë jetën e tyre. Madje Idrizi djali i dytë i familjes ka provuar dhe burgun. Një Zot e di se çfarë vepre penale ka konsumuar ky njeri.

Prena, nëna e katër fëmijëve tregon me dhembje traumën e madhe që ka përjetuar nga zhdukja e vajzës e cila kishte shkuar në fshat për të blerë bukë dhe nuk u kthye më. Ndonëse ka trokitur në shumë dyer të institucioneve, por s'ka marrë asnjë përgjigje. Ka shpresuar ende shpreson 64 vjeçarja Prena, për t'u takuar me të bijën e saj, ndërsa dy djemtë kanë humbur çdo shpresë, madje ata të thonë se është më mirë në shtetin e huaj se këtu me gjithë këto vuajtje që po kapërcejmë.

Për më shumë se 25 vite kanë jetuar në një ndërtesë të pompave të ujësjellësit, me kushte mizerabël, për të është kujtuar kreu i bashkisë së Krujës duke i ndërtuar një banesë. Teksa Prena rrëfe historinë e saj të trishtë dy djemtë janë kundra mendimit të saj për t'u intervistuar. Askush nuk ka bërë interes për problemet që kemi përjetuar, ndaj s'besojmë më te asnjë institucion. Fatmiri dhe Idrizi janë të papunë, me pak të ardhura nga ndonjë punë në fshat, sa të sigurojnë kafshatën, ndërsa nëna e tyre pësoj një aksident duke u rrëzuar nga një urë dhe kaloj disa ditë në spitalin e Traumës në Tiranë. Janë bashkëfshatarët e saj që në disa raste i vijnë në ndihmë kësaj familje, ndërsa brenga mbetet vajza Mimoza e zhdukur 20 vite më parë.

67356545_2433397130212382_6462606199022944256_n.jpg67619797_2069067300064429_8810192880149725184_n.jpg67190312_348192372796955_2853386674426085376_n.jpg67623066_2375597509430682_7528605382399229952_n.jpg67199493_728097860993787_9185866191992782848_n.jpg67179175_370690216955525_7340394989161021440_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019654989242554
array(1) { ["section"]=> string(83) "20-vite-pas-rrembimit-te-vajzes-kush-eshte-64-vjecarja-qe-shpreson-ende-foto-172728" }